top of page
  • Instagram
  • Facebook
  • Twitter
  • Linkedin

Shërbime përkthimi profesional nga shqipja në kroatisht dhe anasjelltas

Lege artis, zyra e përkthimit dhe shërbimeve intelektuale ofrojnë shërbime profesionale përkthimi për lloje të ndryshme tekstesh nga shqipja në kroatisht dhe anasjelltas. Ekipi ynë i përkthyesve përkthen dokumentacione ligjore, teknike dhe mjekësore dhe llojet e tjera të materialeve të shkruara, audio, video dhe në internet.

 

Tek ne mund t`ju ofrohet një shërbim i plotë përkthimi: përkthimi i llojeve të ndryshme të teksteve nga gjuha shqipe në kroatisht dhe anasjelltas, redaktimi gjuhësor, ligjor, shkencor dhe teknik, korrektimi dhe korrigjimi i materialeve të përkthyera.

Ne bashkëpunojmë me profesionistë me arsim të lartë, përkthyes profesional me të paktën 5 vite eksperiencë të dokumentuar përkthimi, folës të gjuhëve amtare dhe ekspertë në fusha të rëndësishme për t'ju ofruar shërbime me cilësi të lartë.

Fushëveprimi: juridike, patenta, pronësi intelektuale, letërsi, art, kulturë, teologji, antropologji, etnologji, gjuhësi, media, informatikë, gazetari, marketing, turizëm, hoteleri, gastronomia, enologji, agronomi, ekonomi, financë, sigurimi, bankar, arkitekturë , ndërtimi, inxhinieri mekanike, trafiku dhe komunikimi, farmaci, kimi, mjekësi.

 

Anëtarët e ekipit tonë të përkthimit gjuhësor për kombinimet gjuhësore që ofrojmë janë folës amtare të gjuhëve të synuar ose folës amtare të gjuhës së mëyuar, të cilët kanë një gjuhë të synuar në nivelin e gjuhës amtare dhe kanë nivelin MA (ose shkallë të barabartë me Ligjin mbi Emrimet Akademike dhe Profesionale, neni 14, paragrafi 3, Gazeta zyrtare nr. 107 /07) prej përkthimit ose ndo një disiplinë tjetër (sllavistika, kroatistika, juridike, ekonomi, gazetari, shkenca teknike, bioteknologjia, biologjia, kimia, historia e artit, filozofia, teologjia, muzikologji etj.). Për më tepër, për secilin kombinim gjuhësor që kemi në ofertë kemi siguruar disa përkthyes / redaktues / korrektues me përvojë, të cilët kanë më shumë se dhjetë vjet përvojë të dokumentuar në përkthim.

 

Ekipi i përzgjedhur i përkthimit mund të sigurojë cilësinë e të gjitha fazave të procesit të përkthimit - përkthimin dhe kontrollin (checking), rishikimin gjuhësor dhe profesional, ose një rishikim paralel të tekstit origjinal dhe të synuar për të zbuluar ndonjë lëshim në përkthim , rishikimi (review) dhe korrigjimi (proofreading) për të zbuluar gabimet stilistike, gramatikore dhe drejtshkrimore e mundshme dhe gabimet në shtypjen tek teksti i synuar.

 

Drejtori i Projekteve të Përkthimit, i cili është gjithashtu përgjegjës për cilësinë e përkthimit të dorëzuar, është një përkthyese profesionale me një doktoraturë në Gjuhësi të fituar në Universitetin e Gjenevës dhe ka shumë vite përvojë me përkthime në organizatat ndërkombëtare dhe agjencitë e përkthimit në vend dhe të huaja.

Ajo është përgjegjëse për fazat e ndryshme të zbatimit të projektit, nga përzgjedhja e një ekipi për relizimin e tij deri tek përditësimi i fjalorëve të brëndshëm, përmes mbikqyrjes të procesit së përkthimit dhe kontrollit të cilësisë së përkthimit para dorëzimit.

Të gjitha përkthimet tona janë prodhuar ekskluzivisht nga përkthimi profesional njerëzor ose përkthimi njerëzor me ndihmën mekanike (SDL Trados Studio 2017 Professional). Ne nuk përdorim mjete falas të përkthimit mekanik si Google Translators.

Deklarata e Privatësisë. Mbrojtja e privatësisë suaj dhe të dhënat tuaja personale janë shumë të rëndësishëme për ne dhe ne garantojmë respektimin e Aktit Rregullativ të Mbrojtjes së të Dhënave Universale të BE-së (GDPR) dhe çdo dispozite ligjore shtesë kur ofrohet shërbimi.

A e dinit
  • Kroatishtja është një gjuhë sllave, e cila i përket nëngrupit të gjuhëve sllave të jugut.

  • Kroatishtja është gjuha zyrtare e Republikës së Kroacisë dhe një nga tre gjuhët zyrtare të Bosnjës dhe Hercegovinës; është gjithashtu një nga 24 gjuhët zyrtare të Bashkimit Evropian.

  • Kroatishtja është e vetmja gjuhë sllave jugore me tre dialekte - kajkaviane, çakaviane dhe stokaviane.

  • Pllaka Bašćanska (Pllaka e Zvonimirit, Pllaka mbretërore), një nga monumentet më të vjetra të ruajtjes së shkrim-leximit të hershëm kroat, daton në shekullin e 11-të. Çdo studim i historisë së gjuhës kroate dhe letërsisë kroate fillon me tekstin e tij në të cilin (për herë të parë në gjuhën kroate-sllave) përmendet emri kombëtar kroat në sintagmën "Zvonimiri, mbreti kroatve" (Zъvъnimirъ kralъ hrъvatsky).

Контактирајте нас

Хвала на Вашој поруци! Одговорићемо Вам у најкраћем року

Teл./Факс:

 

+387 (0)33 445 203

Мобител:

 

+387 (0)63 194 692

Имејл-адреса:

 

zrinka.simunic@bih.net.ba

simunic.zrinka@gmail.com

© 2021 - 2024 Lege Artis Преводи и лингвистичке услуге. Веб-сајт креиран уз помоћ Wix.com

bottom of page